E pabesueshme është ajo që po ndodh në futbollin francez. Tifozët janë “çmendur” këtë sezon, teksa kanë shtuar ndjeshëm dhu.nën në stadiume. Një tjetër skenë e pahijshme ka ndodhur mbrëmjen e stome në përballjen e vlefshme për Kupën e Francës mes Parisit dhe Lionit. Në momentin që arbitri i ka rënë bilbilit për të mbyllur pjesën e parë, aksionin e kanë marrë tifozët.
Këta të fundit kanë nisur të përplasen me njëri-tjetrin në tribuna, ku kanë hedhur mbi koka flakadanë e janë parë me rripa në duar. Ishin mbështetësit e Lionit ata që kanë nisur këtë situatë të shëmtuar, që më pas është përshkallëzuar edhe më shumë. Tifozët kanë lënë stolat në tribuna dhe kanë “pushtuar” fushën e lojës. Prej aty nuk kanë lejuar futbollistët që të nisin pjesën e dytë, duke bërë që ndeshja të ndërpritet përfundimisht./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Fans invaded the pitch when the teams tried to resume the Coupe de France match between Paris FC and Lyon.pic.twitter.com/2XDUcrwgfw
— Sam Street (@samstreetwrites) December 17, 2021