Dejvi Bregu po shënon thuajse në çdo ndeshje me Bolusporin. Këtë herë futbollisti shqiptar ka tundur rrjetën kundër Samsunsporit, atje ku është pjesë edhe Çinari, megjithëse ky i fundit ndodhet në stol.
Pjesa e parë do të mbyllej me shifrat 1-1, ndërsa për të barazuar takimin mendoi Bregu në minutën e 26. Një goditje perfekte nga distanca nuk i la mundësinë më të vogël portierit kundërshtar për të reaguar, duke përfunduar në rrjetë. /Sport Ekspres/