Pa Rei Manajn në ekipin e parë dhe mësoi për interesimin e katalanasve drejt Januzajt, Zhegrovës i kthehet dëshira: Do luaj me Barcelonën

Edon Zhegrovës i është rikthyer dëshira që të luajë me Barcelonën. Dikur ishte ky synimi i futbollistit shqiptar që ka pësuar jo pak luhatje në këto hapa të parë të karrierës. E gjitha kjo për shkakun e sjelljes së tij, larg asaj të duhurës dhe profesioniste. Asnjë dyshim për talentin e madh që zotëron dhe herë pas here e shfaq te Bazeli.

Në një prononcim të fundit, Zhegrovës ka thënë se nuk do të ndalet deri kur të shkojë te Barcelona. “Herët a vonë do të luaj për Barcelonën. Gjithmonë kam thënë se ky është synimi im dhe nuk do të ndalem derisa t’ia dalë”, tha Zhegrova.

Kështu lojtari i Kosovës kërkon që të ndjek sadopak rrugën e Rei Manajt, i cili është lojtari i parë shqiptar që shënoi me ekipin e parë të katalanasve, megjithëse në një ndeshje miqësore. Ndërkohë në gjendjen kritike që ndodhet skuadra, në media u raportua edhe për interesimin e tyre drejt Adnan Januzaj. Pra, një ëndërr e tillë për Zhegrovën, tanimë nuk duket aq larg. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online