Portieri i Ajaxit, Andra Onana do të largohet nga kjo skuadër me parametra 0. Të gjitha mediat flisnin për një kalim të sigurtë tëk Interi, por që intervista e fundit e portierit duket se ka ndryshuar këtë pistë.
Në fjalët e tij, Onana u shpreh i bindur se opsioni i tij i parë është Barcelona, në akademinë e të cilës është rritur si lojtar. “A është Barcelona opsioni im i parë? Sigurisht. Është shtëpia ime, aty ku jam rritur. Jam në kontakt të vazhdueshëm me Barcelonën”- deklaroi Onana. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/