E duan në Itali dhe në Gjermani, Bajrami do të jetë në qendër të vëmendjes në merkato

Nedim Bajrami është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Empolit. Futbollisti shqiptar ka cilësi mjaft të mira teknike, çka e bëjnë të dëshiruar për shumë skaudra. 23-vjeçari po lë gjurmët e tij edhe në Serie A dhe ofertat për të pritet të mos mungojnë, duke marrë parasysh faktin se momentalisht është xhevahiri më i çmuar për Empolin.

Në dyert e klubit italian pritet të trokasin jo vetëm nga Serie A, por edhe nga Gjermania. Sipas asaj që raportohet në Itali, Bajrami ka tërhequr interesin e Lacios, që me shumë mundësi do të hidhet në aksion që në muajin janar. Ndërkohë mesfushori shqiptar pëlqehet edhe nga Unioni i Berlinit, megjithëse një ofertë e tillë ndoshta nuk do të bindte Nedim Bajramin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *