Liverpuli ka arritur që të fitojë në transfertë kundër Milanit me shifrat 1-2. Kuqezinjtë kërkonin me patjetër fitoren në mënyrë që të shpresonin te kualifikimi, por në fund nuk ia kanë dalë që ta përmbushin misionin e tyre. Video që po merr jehonë të madhe në rrjetet sociale i përket mbrojtësit të anglezëve, Nat Philips.
Ky i fundit është pjesë e rezervave të Liverpulit dhe sonte ka shpërblyer besimin e Klop. Në një moment mbrojtësi ka dërguar në “djall” dy lojtarët e Milanit si Ibrahimovic dhe Kessie, me një lëvizje të guximshme në zonë. Menjëherë pas këtij veprimi, shumë prej tifozëve të anglezëve ironizojnë duke kërkuar që San Siro të quhet Nat Philips Park. /Sport Ekspres/
Petition to change the name of the San Siro to Nat Phillips Park.pic.twitter.com/OESxIIpmiv
— Rebekka (@rebekkarnold) December 7, 2021