Ndeshja mes Lacios dhe Udinezes ishte një dramë e madhe. Miqtë po kryesonin në shifrat 1-3, por ekipi i Sarrit arriti që të përmbysi gjithçka për t’i dërguar shifrat në 4-3. E kur pritej që gjithçka të mbyllej do të vinte goli i barazimit në sekondën e fundit nga Arslan.
Ky i fundit nisi të fesonte me të drejtën legjitime, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Walace, veproi në mënyrën më të keqe. Menjëherë pasi topi shkoi në rrjetë, mesfushori nisi që të tallej dhe të festonte para stolit të Lacios. E gjithë pankina e kryeqytetasve u ngrit në këmbë për të nisur konfliktin, ndërsa arbitri do e ndëshkonte Walace me kartonin e kuq. Gjatë largimit të tij nga fusha kanë nisur edhe koret fyese të tifozëve lacial. /Sport Ekspres/