FSHF përmbush premtimin, njofton përfundimin e investimit në stadiumin “Tofik Jashari“

Infrastruktura është një nga prioritetet kryesore të Federatës Shqiptare të Futbollit. Qeveria e futbollit shqiptar po bën disa investime për përmirësimin e infrastrukturës në vend, teksa së fundmi ka bërë rimbjelljen e fushës “Tofik Jashari” në qytetin e Shijakut.

Gjithashtu, fusha e këtij stadiumi është pajisur me një impiant vaditjeje, teksa Federata e Futbollit ka ndërhyrë edhe në vendosjen e stolave të rinj në tribunën kryesore, duke i dhënë një tjetër pamje këtij stadiumi ku luan klubi i Erzenit, që pritet të rikthehet e të luajë në fushën tashmë në gjendje perfekte pas përfundimit të punës.

Federata Shqiptare e Futbollit po bën disa investime njëkohësisht, duke ndërtuar stadiume të reja, siç është stadiumi i Kukësit, një investim i FSHF-së në bashkëpunim me qeverinë shqiptare që pritet të inagurohet së shpejti.

Ndërkaq , Federata e Futbollit po investon në stadiumin e qytetit të Bulqizës si dhe investimet në stadiumin “Egnatia” të Rrogozhinës, po ndërhyn në rinovimin e disa fushave, siç është ajo e stadiumit “Niko Dovana” e “Reshit Rusi”, por edhe në disa komplekse, si kompleksi “Partizani”, si dhe në komplekset stërvitore të klubeve të futbollit Tirana dhe Teuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *