Në kohët e fundit nuk kanë munguar lëvizjet e lojtarëve që zgjedhin të largohen nga një skuadër te rivali i tyre i përjetshëm. Rasti i fundit dhe më i përmendur ishte i Calhangolu, teksa më parë ishte pjesë e Milanit dhe menjëherë do të kalonte te Interi. Por Gerard Pique nuk e mendon një gjë të tillë, madje do të bënte gjithçka për të mos ndodhur.
Në një intervistë të fundit për “El Horminguero”, Pique është shprehur: “Më mirë të vdi.sja sesa të jem lojtar i Madridit. Dashuria që kam për Barcelonën është e pabesueshme dhe është e vështirë të përshkruhet. Besoj se është e njëjta gjë me lojtarët që u rritën në Real Madrid dhe kanë një qëndrim të tillë ndaj Barcelonës”, tha Pique. /Sport Ekspres/