“Nuk e di a i kishte ndodhur ndonjëherë Partizanit”, Starova: Ky është formacioni ideal, Zhunior di të shënojë vetëm me penallti

Sulejman Starova është i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Kur është folur mbi Partizanin, Starova ka thënë se Xhunior është përgjegjësi kryesor për mos shënimin e golave dhe kujton se realizimet e tij kanë ardhur vetëm nga 11-metrat.

“Ky është formacioni më i mirë i Partizanit. Duheshin 11 javë që Partizani të kishte një formacion fiks. Kjo edhe për shkak se dy lojtarët si Mala dhe Kace kanë ardhur në momentet e fundit. Filluan luhatjet edhe tek të tjerët si Musta, sado i mirë që është, por kur nuk luan skuadra…

Problemi kryesor është sulmi. Xhunior shënon vetëm me penallti, nuk arrin dot te goli dhe është përgjegjës kryesor. E mbylli vetëm me një fitore fazën e parë dhe nuk e di nëse i ka ndodhur ndonjëherë më parë Partizanit”, tha Starova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *