Lokomotiva e Zagrebit është eliminuar sot nga Kupa e Kroacisë. Skuadra kryeqytetase është “masa.kruar” me 6 gola nga Hajduku i Splitit. Këta të fundit kanë triumfuar me rezultatin 3-6, ndërsa goli i tretë për Lokomotivën do të vinte vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes si pasojë e një autogoli.
Protagonist në këtë takim ishte edhe Emir Sahiti. Sulmuesi shqiptar hyn nga stoli në minutën e 72-të dhe në minutën e fundit të kohës së rregullt tund rrjetën për herë të gjashtë për skuadrën e tij. Sapo hyn në zonë, Sahiti nuk e mendon dy herë goditjen dhe me një diagonal të bukur e çon topin në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/