Armando Broja ishte në fushë nga minuta e parë në takimin kundër Liverpulin. Furia e të kuqve të Jurgen Klopit ishte e papërballueshme për Sauthemptonin. Shkëndijat e vetme kërcënuese të këtyre të fundit erdhën pikërisht nga talenti shqiptar. Me shpejtësinë e tij Broja hapi jo pak probleme për Liverpulin, por pa mundur të tundë rrjetën.
Megjithatë ka mjaftuar paraqitja e tij në fushën e lojës për të bindur Ralf Hazenhutl që ta gradojë sërish titullar. Mediat pranë klubit anglez bëjnë me dije se trajneri austriak ka vendosur hedhë nga minuta e parë Armando Brojën për ndeshjen e mesjavës kundër Leiçesterit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/