Andin Lokaj është kthyer sërish në qendër të vëmendjes, për të njëjtën arsye dhe qëllim. Duke luajtur muzikën e përçarjes, komentatori sportiv është shprehur kundër organizimeve të Albin Kurtit për rastin e 28 nëntorit. Gjithashtu ka pasur një thirrje për të duke kërkuar sipas “Periskopi” që të lihen këto gjëra të “Babadimrit”.
“O ju kisha lut merruni me përgatitje madhështore të 17 shkurtit, festës tonë, e mos u merrni me pallavra të Babadimrit. Merruni me projekte serioze me zhvillu shtetin tonë se nuk lodhen tjerët për neve qysh po hargjoni energji koti ju për tjerët. Mosni se me 2050-tën këta fmi që i kemi tash kan me vujt shumë. Se ka mundësi me mbet argat krejt jetën”, shkruan Lokaj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/