E FUNDIT/ Shorti i hidhur, njëra mes Italisë dhe Portugalisë mbetet pa Botëror! Ja se ku gjendet Maqedonia dhe pengu ynë…Polonia!

Në ditën e sotme u hodh shorti i Kombëtareve që kërkojnë kualifikimin në Botëror, sa i përket vendeve të dyta në grupe. Kështu një lajm i keq vjen për tifozët europian pasi Italia dhe Portugalia do të përballen me njëra-tjetrën në finale nëse kalojnë respektivisht Maqedoninë dhe Turqinë. Pra e sigurt është se Botërorit do t’i mungojë Italia ose Portugalia. Njëkohësisht pengu i Shqipërisë dhe vendi që kërkonte të zinte, Polonia, do të përballet me Rusinë.

A
Gjysmëfinalja e parë
Skoci–Ukrainë

Gjysmëfinalja e dytë
Uells – Austri

B
Gjysmëfinalja e parë
Rusi-Poloni

Gjysmëfinalja 2
Suedi-Çeki

C
Gjysmëfinalja e parë
Itali-Maqedoni e Veriut

Gjysmëfinalja e dytë
Portugali-Turqu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *