Ekskluzive/ Reagimi i babait të Armando Brojës për kritikat: E menaxhuam keq se zgjodhi Shqipërinë? Të shohin se më kë luajnë fëmijët e tyre…

Nga Klaudio Ndreca

“Të gjithë e kanë në buzët e tyre emrin e Armando Brojës”, do të shprehej Porini, ndihmësi i trajnerit Reja. Me të drejtë, pasi italiani ishte dëshmitari kryesor i asaj që ndodhi në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Polonisë.

Kuqezinjtë nuk arritën dot që të shënonin për të bërë që stadiumi i tejmbushur të çmendej në festë, por le të themi se gjithsesi “Air Albania” u elektrizua si të ishte shënuar një gol. Pikërisht në momentin kur Armando Broja u hodh në fushën e lojës dhe të gjithë u ngritën në këmbë, si pas një goli të shënuar kur duhet të përsëritet mbiemri i lojtarit.

Një e ardhme e madhe e pret këtë sulmues që zotërohet nga Chelsea dhe aktualisht ka arritur që të shënojë dy gola te Southampton. Vetë presidenti i FSHF, Armand Duka, do të shprehej pas ndeshjes me Hungarinë se Shqipëria nuk e ka pasur kurrë më parë një sulmues si Broja.

E për këtë arsye, ambienti dhe vetë opinionet e dhëna nëpër media kanë ndasinë e tyre pasi është hera e parë që e kemi një rast të tillë. “Sport Ekspres” ka marrë prononcim nga babai i Armandos, Xhevahir Broja, i cili nuk mund të pranojë kurrsesi mendimet e dhëna së fundmi nga ish-futbollistë të Kombëtares se lojtari po menaxhohet keq nga prindërit e tij.

“Kam dëgjuar disa komente në ditët e fundit se Armando po menaxhohet keq nga prindërit e tij. Unë nuk e kuptoj se për çfarë flasin në këtë mënyrë. E kam menaxhuar keq unë dhe gruaja ime se po luan me Shqipërinë? E kam menaxhuar keq unë dhe gruaja ime se i ka nënshkruar Chelsea një kontratë 5-vjeçare? Apo se është duke luajtur në “Premier League”?

Sinqerisht nuk i kuptoj këta që kanë dalë në televizione dhe shprehen në këtë lloj mënyrë. Ata fillimisht duhet të shohin djemtë e tyre se më cilën Kombëtare luajnë, se në çfarë ligash amatore u luajnë fëmijët e tyre dhe se çfarë karriere kanë pasur vetë më para. Nëse do e menaxhonim keq Armandon, edhe ai do të ishte duke luajtur në ligat më të ulëta. Por ai është duke dhënë më të mirën e tij në Premier League. Vetëm për të sqaruar këtë pjesë sepse e di shumë mirë dashurinë e madhe që kemi nga tifozët shqiptarë”, tha Xhevahir Broja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online