FOTO/ Ishte ndër më të mirët në radhët e Legias, Muçi shkakton panik dhe largohet para kohe pas dëmtimit

Ernest Muçi e ka mbyllur përpara kohe sfidën e sotme kundër Leiçesterit, i cili fitoi me rezultatin 3-1 kundër Legias së Varshavës. Kjo jo për shkak zëvendësimi, por si pasojë e një dëmtimi të pësuar në fushë. Në momentin e minutave shtesë, sulmuesi shqiptar vrapon shpejt dhe fiton një goditje nga këndi, por e cila i kushton atij një përdredhje të kyçit të këmbës.

Menjëherë është larguar jashtë vijave kufizuese dhe nuk u kthye më në fushë. Dy pjesëtarë të stafit mjekësor kanë përcjellë Muçin, që nuk ishte në gjendje të ecte i vetëm. Një moment i vështirë ky për ish-lojtarin e Tiranës, i cili po spikaste në këtë ndeshje në radhët e Legias së Varshavës. Mbetet për tu parë se sa gjatë do të mungojë pas këtij dëmitimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/majkel1999/status/1463988708936503310

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *