“Pejiç do të vijë në Shkodër dhe do tregojmë kush është pronari”! Djarmati flet për Superioren: Egnatia është surprizë, tani kërkon Europën

Matko Djarmati ishte i ftuar në “Zona Zero” atje ku ka komentuar këto 9 javë të para të Superiores. Drejtori i Vllaznisë tregoi marrëdhënien e afërt dhe miqësore që ka me Pejiç, por nga ana tjetër nuk mungoi ngacmimi edhe për ndeshjen e radhës që do ta zhvillojë në Shkodër. Gjithashtu Djarmati i ktheu përgjigje asaj pyetje që të gjithë ngrenë, se çfarë ndodh me skuadrën në ndryshim nga sezoni i shkuar.

“Unë besoj dhe mendoj se kemi bërë një punë shumë cilësore që nuk po shfaqet ende në fushë. Kemi 6 pikë më pak nga sezoni i shkuar, kemi humbur dy pikë ndaj Teutës dhe dy ndaj Partizanit, që të ishim thuajse njësoj.

Megjithatë Vllaznia nuk është më surprizë tani dhe ekipet po japin maksimumin kundër nesh. Pejiç? E kam shok të mirë, kemi marrëdhënie të ngushtë dhe njihemi prej 20 vitesh. Flasim thuajse në çdo dy tre ditë. Por do të vijë në Shkodër dhe do të tregojmë se kush është pronari i shtëpisë (qesh)

Surpriza më e bukur deri tani është Egnatia. Nëse mund të quhet e tillë pasi ka investuar shumë. Tani kjo skuadër kërkon që të arrijë në Kupat e Europës. Po futet pa objektiva në ndeshje dhe po arrin që të marrë më të mirën”, tha Djarmati. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *