Spartaku i Moskës mund Napolin dhe Spaleti nuk i jep dorën kolegut, Ernest Muçi mund të dali i pari në Europa League dhe…i fundit!

Në ditën e sotme është zhvilluar ndeshja e Europa League mes Spartakut të Moskës dhe Napolit. Ekipi rus ka arritur që të fitojë me shifrat 2-1 falë dopietës së Sobolev. Nga krahu tjetër, Elmas arriti që të ngushtonte diferencat në të 64, por skuadra italiane nuk mundi dot që të barazonte. Në fund, Spaleti nuk i ka zgjatur dorën kolegut të tij, Vitoria.

Situata e këtij grupi në Europa League është jo pak e koklavitur. Spartaku i Moskës dhe Napoli ndodhen në dy vendet e para me 7 pikë të grumbulluara. Në vendin e tretë vjen Legia me 6 pikë dhe Leicester e fundit me 5 pikë, por këto skuadra kanë një ndeshje më pak dhe përballje direkte për të zhvilluar.

Pra do të ketë shumë dramë për ekipi ku luan edhe Ernest Muçi që me një fitore mund të shkojë në vendin e parë dhe me një humbje do të renditej i fundit. Duket se situata për dy vendet që do të shkojnë më tej do të vendoset në përballjet e fundit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *