VIDEO/ E vështirë ti besosh syve! Nojer del huq dhe bën figurë fillestari, fati e ndihmon nga gafa fatale

Bajerni i Mynihut ka fituar me rezultatin 1-2 kundër Dinamos së Kievit në transfertë. Bavarezët kanë marrë tre pikët pavarësisht se kualifikimin e vendosën që një ndeshje më parë. Megjithatë fati i takimit mund të shkonte ndryshe për kampionët e Bundesligës.

E vështirë ti besoje syve, por edhe ai që shihej si i pagabueshmi në portë gabon. Manuel Nojer ka tërhequr vëmendjen gjatë lojës, teksa në një tentativë për të larguar topin del huq dhe e bën veten që për një çast të duket si fillestar.

Por fatin e ka përkrahë, pasi e shpëton nga gafa fatale. Fatmirësisht për të, topi që i shpëtoi nga tentative për ta larguar përfundon në shtyllë dhe jo në rrjetë, duke shmangur kështu atë që do të ishte një nga golat më të sikletshëm në karrierën e gardianit gjerman./Halit Dleibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *