Çuditë me spikerin e stadiumit në Francë nuk kanë fund! Dikur vuajti edhe Shqipëria, dje shokuan arbitrin dhe lojtarët e Marsejës

Një dramë e madhe ishte ndeshja e djeshme mes Lionit dhe Marsejës. Tifozët e Lionit kanë goditur me shishe uji lojtarin kundërshtar, Payet, ndërsa loja do të ndërpritej menjëherë. Ekipet kanë shkuar në dhomën e zhveshjes dhe gjithçka do të zgjaste për thuajse dy orë. Arbitri e mori vendimin e tij, por spikeri i stadiumit do t’i dilte kundër. Dikur edhe Shqipëria ka vajtur nga spikeri për shkakun e gabimeve trashanike gjatë akordimit të himnit të gabuar. Këtë herë ata që janë shokuar ishin lojtarët e Marsejës dhe vetë arbitri kryesor, Buquet.

Ky i fundit kishte marrë vendimin për ta shtyrë përfundimisht ndeshjen dhe gjithçka i ishte komunikuar futbollistëve. Kur pritej që spikeri i stadiumit ta transmetonte informacionin për tifozët, në fakt ndodhi e kundërta. Spikeri do të shprehej se ndeshja do të vazhdonte dhe tifozët e Lionit nisën që të gëzoheshin, duke mos u larguar nga stadiumi. Futbollistët e Lionit po vazhdonn nxehmjen, ndërsa arbitri ndërhyri menjëherë duke shkuar që të qetësojë lojtarët e Marsejës, duke i siguruar se ndeshja nuk do të zhvillohej. Gjithashtu Buquet u shpreh se nuk i kishte dhënë asnjë leje spikerit për të dhënë një deklaratë të tillë dhe se ai e dinte fare mirë se ndeshja nuk mund të vazhdonte. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *