“Populli i Korçës është gati që të hyjë në fushë”, Memelli shpërthen: Punoi VAR-i, nuk punoi gjyqtari

Memelli ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Trajneri i Skënderbeut është i pakënaqur me vendimet e gjyqtarëve në gjithë këtë fazë të parë të Superiores. Gjithashtu një penallti është kërkuar edhe në përballjen e djeshme ndaj Teutës, që nuk është akorduar nga Jorgji, duke e lënë pozicion jashtë loje.

“Në ndeshjen e parë kundër Tiranës kishte një karton të kuq që u dha me pa të drejtë kundër Zguros. Penallti kundër Partizanit në ndeshjen e dytë, Cara ra pas katër-pesë metrash. Shkojmë në Krujë dhe me Dinamon, nuk punon VAR. Shkojmë në Laç dhe nuk punon VAR. Vijmë sot te Teuta, punon VAR dhe nuk punon gjyqtari. Unë qorr jam, por kaq shumë jo. Topi i ra në dorë Asion Dajës dhe nuk u dha. Mos kështu pasi është bërë gati populli i Korçës që të futet në fushë”, tha Memelli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *