Spartaku i Moskës e pret ndeshjen e radhës me Napolin në Ligën e Europës me humor. Dy skuadrat përballen javën e ardhshmë, ndërsa rusët kanë kujtuar edhe njëherë një çast nga ballafaqimi i parë mes tyre. Zielinski humbi një rast në zonën kundërshtare, teksa topi i gjuajtur prej tij përfundoi dukshëm mbi traun e portës.
Kjo mënyrë goditjeje ka përfunduar në ironinë e rusëve, që tallen me Napolin nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale. Spartaku i Moskës ka shpërndarë një video të gjuajtjes së mesfushorit polak, por me një fund ndryshe. Klubi i njohur ka modifikuar videon duke e nxjerrë topin nga stadiumi dhe e dërgon atë në Nju Jork, aty ku bëhet pjesë e trailerit “Spiderman: No way home”.
“Tani e gjetëm se kush e gjuajti Hardhucën në trailerin e ‘Spiderman: No way home‘”, shkruan klubi i Spartakut të Moskës bashkangjitur videos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Guys, we found who punched Lizard in #SpiderManNoWayHome new trailer! ? pic.twitter.com/j9FzXHsCaz
— FC Spartak Moscow (@fcsm_eng) November 17, 2021