Xhibuti ka marrë një humbje të thellë 4-0 mbrëmjen e djeshme kundër Algjerisë në një ndeshje t vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Por pavarësisht kësaj disfare pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit askush nuk e kishte mendjen te rezultati.
Lojtarët e Kombëtares nga Afrika ndjekin menjëherë Rijad Mahrezin me celularë në duar. Futbollisit i Mançester Sitit rrethohet nga lojtarët kundërshtarë të cilët i kërkojnë të bëjnë foto me të. Sigursht algjeriani ua ka plotësuar këtë dëshirë, duke i bërë ta marrin më lehtë humbjen e thellë që ekipi i tij i shkaktoi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Djibouti's players couldn't resist getting a selfie with Mahrez ? pic.twitter.com/czpcw0SRoh
— ESPN FC (@ESPNFC) November 13, 2021