Kombëtarja shqiptare është gati të lërë pas krahëve atë humbje të thellë kundër Anglisë dhe të kthejë sytë nga Andorra për të mbyllur në mënyrë pozitive këto kualifikuese për Kupën e Botës. Kuqezinjtë kanë mbërritur sot në Tiranë, ndërsa në orët e pasdites kanë zhvilluar seancën stërvitore.
FSHF-ja ka shpërdarë pamje nga stërvitja e ekipit tonë kombëtar, ku janë bashkuar edhe emra të rinj për të zëvendësuar mungesat që Reja do të ketë për sfidën e radhës. Lojës i është bashkuar edhe Ervin Bulku, i cili ka harruar për një moment vitet që mban mbi shpinë dhe ka rrëmbyer jelekun për t’ju bashkuar lojtarëve. Ish-mesfushori nuk i ka harruar cilësitë e tij, teksa ka arritur të driblojë futbollistët e Kombëtares për të tundur edhe rrjetën më pas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/