Vllaznia nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë kampionat, ku vinte me petkun e ekipit që kërkonte titullin kampion. A janë më të dobët shkodranët në këtë edicion apo janë rritur të tjerët? Kjo është pikëpyetja më e madhe dhe koha do ta tregojë përgjigjen e saktë. Por shumë është përfolur edhe sa i përket një përçarjes brenda skuadrës, se lojtarët nuk po i përgjigjen më trajnerit.
Për të hedhur poshtë të gjitha këto dyshime ka menduar Gurishta. Ky i fundit ka shpërndarë mesazhin në rrjetet sociale: “Do të jemi bashkë në të mirë dhe në të keq. Do të kthehemi më të fortë”, shkruan Gurishta, duke i paralajmëruar tifozët se çfarë i pret pas periudhës së Kombëtares. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/