VIDEO/ Ndërhyrja e lojtarit të Lihtshtejn ndaj Goretzkas ishte për burgim! Gjermania i shfryn inatin, por mbahen fort për golin e 10

Gjermania ka luajtur në mbrëmjen e sotme kundër Lihtshtejnit, atje ku kanë fituar në shifrat 9-0. Një përballje e lehtë në letër dhe në fushë për pancerat, që si të vetmin diskutim kishin autorët e golave që do të gjendeshin në tabelë. Por një tjetër episod për t’u mbajtur mend ishte minuta e 9.

Jens Hofer bëri një ndërhyrje që mund të dënohet edhe me burgim ndaj Goretzkas, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e lojtarit të Gjermanisë. Pancerat iu hakërryen duke mos treguar mëshirë në rezultat, megjithëse Lihtshtejn u mbaj fort dhe ia doli që të mos pësonte golin e 10. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *