“Si një vajzë në shkollë”/ Futbollisti anglez thyen barrierat, seti fotografik ndez reagime në rrjet

Dominik Kalvert Levin ka thyer barrierat së fundmi. Në setin fotografik për revistën “Homme +“, futbollisti anglez tërheq vëmendjen me pamjen e tij të jashtëm. Këmishë, kollare, xheketë dhe… fund. Një veshje tipike kjo e vajzave në shkollat britanike.

Për këtë shkak lojtari i Evertonit ka ndezur reagime të mëdha në rrjet. Opinioni publik është i ndarë në dy pjesë. Nga njëra anë qendrojnë ata që vlerësojnë guximin dhe origjinalitetin e Kalvert Levinit, ndërsa në krahun tjetër gjenden ata skeptikët, të cilët e shohin si të papranueshme një pamje të tillë nga një mashkull./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *