Hakan Çalhanoglu ka nxehur së tepërmi marrëdhëniet e tij me tifozët e ish-skuadrës, Milanit. Këta të fundit e kanë vërshëllyer që nga minuta e parë turkun, i cili në minutën e 10 tundi rrjetën nga pika e bardhë e penalltisë. Derbi nisi me golin e tij dhe Çalhanoglu nuk e mendoi dy herë të shkonte të festonte pranë tifozëve kuqezinj, duke i provokuar me mënyrën se si zgjodhi të shijonte momentin.
Por hakmarrja nuk ka munguar. “Curva Sud“ ka shpërndarë një baner në një urë në Milano ku i kujtojnë tradhëtinë e gruas së tij. “Guxim nuk është të gjuash një penallti në minutën e 10, por të qendrosh me gruan tënde edhe kur e di që të ka tradhëtuar. Burrë m***”, shkruhet në banderolën e tifozëve të Milanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/