“I duhen nja dy seanca me psikologun”! Përparim Kabo flet për rastin e Liridon Latifit: Të shohin si ndodh jashtë, një fjalë te veshi dhe ta presin

Përparim Kabo ishte i ftuar në “Procesin Sportiv”, atje ku ka folur edhe sa i përket rastit të Liridon Latifit. Ky i fundit ka reaguar jo pak keq në momentin që është zëvendësuar nga trajneri Brdaric. I pyetur në lidhje me këtë çështje, Kabo u shpreh:

“Është veprim i gabuar, sigurisht. Por stafi duhej ta trajtonte ndryshe. Është tjetër gjë kur heq një lojtar të mirë dhe tjetër kur heq një lojtar mesatar. Shihni si bëhet edhe në ekipet e tjera jashtë Shqipërisë. Kur hiqet një lojtar i mirë, dikush nga stafi i del para për të pritur, për ta përgëzuar dhe për ta përqafuar, duke i thënë edhe një fjalë te veshi shpeshherë. Por kjo nuk ndodhi me Latifin, që tani ka nevojë nja dy seanca me psikologun”, tha Kabo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *