Arbër Çyrbja është një pjesë e rëndësishme e ekipit të Egnatias që duket se është surpriza e bukur e këtij sezoni. Por nëse për mediat ky është përcaktimi më i përdorur për djemtë e Maganit, te Egnatia janë të irrituar dhe kërkojnë që të kuptohet se bëhet fjalë për një realitet të ri. Menjëherë pas ndeshjes me Vllazninë, në atë barazim 1-1, Arbër Cyrbja dha një intervistë për “Sport Magazine” në “Ora Neës” me Drilon Xhepollari.
“Nuk jemi të kënaqur me barazimin ndaj Vllaznisë, për mënyrën sesi shkoi loja, sidomos pjesa e parë. Penalltia që ne shkaktuam ishte padashje, pa rrezik. Egnatia ka shumë cilësi, ka shumë emra. Kur ne nuk kënaqemi kundër Shkodrës që pretendon kampion, atëherë do të thotë se edhe ne kemi objektivat tona. Shumë thonë dhe shkruajnë: “Egnatia befason Kukësin”, askush nuk shkruan ndryshe dhe ne cilësojnë gjithmonë si befasi”, tha Cyrbja. /Sport Ekspres/