Trajneri i Shqipërisë, Reja, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjeve me Anglinë dhe Andorrën. Tekniku italian ka komentuar gjithashtu edhe rastin Taulant Xhaka. Ky i fundit nuk do të ftohet më në Kombëtare pas refuzimeve të njëpasnjëshme për të përfaqësuar kombin e tij. Reja “i ka vendosur kapakun” kësaj çështje, duke treguar të gjithë të vërtetën.
“Xhaka nuk është i sinqertë, po gënjen dhe tallet me ne. Na ka refuzuar shumë herë. Ky rast ndryshon nga Balliu. Balliu ka dëshirë që t’i bashkohet Shqipërisë, por ka pasur probleme shëndetësore. E ndien shumë fanellën, ndërsa kjo nuk ndodh me Xhakën. Nuk është sjell mirë me ne, e ka braktisur Kombëtaren, njerëzit duhet ta dinë”, tha Reja. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/