Çmenduria në Serbi! Tifozët godasin ndihmësin e Stankoviç dhe e bëjnë për spital, tuneli i vde.kjes!

Serbia është një zonë e nxehtë dhe nuk është e lehtë për asnjë rival që t’ia hedh paq në transfertë. Midtjyland ka luajtur në mbrëmjen e djeshme kundër Crevena Zvezdës në Rajko Mitic, në ndeshjen e vlefshme për “Europa League”. Danezët arritën që të fitonin në shifrat 0-1 dhe menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, erdhi shpërthimi i tifozëve. Tuneli i vde.kjes u kthye edhe për vetë pjesëtarët e Crevena Zvezdës, që duhej të përballeshin me irritimin e mbështetësve të tyre.

Në momentin kur po hynin me shpejtësi drejt dhomave të zhveshjes, një lumë sendesh përfunduan nga tifozët. Fatin më të hidhur e kishte ndihmësi i Dejan Stankovic, Federio Pannonci. Ky i fundit u godit në kokë nga një send i hedhur dhe u rrëzua në fushë. Menjëherë u shfaq ambulanca për ta dërguar në spital, ndërsa në raportim thuhet se kolegu i Stankovic ka marrë lëndim të rëndë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *