Një tjetër prurje me vlerë vjen për Shqipërinë. Drejtuesit kanë punuar jo pak për të marrë Adrian Bajramin. Ky i fundit është pjesë e Benfikës dhe ka luajtur me grupmoshat e helvetëve.
Kjo është risia që vjen te Shqipëria U-21, teksa do të përballen ndaj Sllovenisë dhe Kosovës për kualifikueset e Europianit. Aktualisht po punohet që të plotësohen të gjitha dokumentacionet në mënyeë që Bajrami të jetë gati për ndeshjet e nëntorit. /Sport Ekspres/