“Do jetë gati Mançini që të merret me atë“/ Fjalët e Murinjos dalin bllof, Solbaken i shënon supergol Romës

“Dukej sikur Solbakken ishte në Moto GP me mjetin e tij për të garuar dhe lojtarët tanë po paraqiteshin me biçikletë. Por nuk ka problem, Mancini do të jetë gati për ndeshjen tjetër që të merret me Solbakken”, këto ishin fjalët e thëna nga Murinjo pas humbjes turpëruese me Bodo/Glimt. Shpejtësia e Solbaken-it krahasuar me Kumbullën ishte arsyeja pse portugezi kritikoi mbrojtësin shqiptar.

Por tekniku luzitan del bllof me fjalët e tij, teksa futbollisti i Bodo/Glimt-it ka shënuar përsëri në portën e Romës. Një supergol i tij në minutën e 45, e dërgoi Murinjon me jo pak shqetësime në dhomën e zhveshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *