Igli Tare është drejtori sportiv i Lacios dhe që po bënë krenar shqiptarët, edhe pas varjes së këpucëve në gozhdë. Tanimë jo në fushën e blertë, por me kollare, Igli është shpallur disa herë si drejtori sportiv më i mirë në Serinë A, kjo nuk është pak. Por e kaluara e tij ka qenë vetëm malore, mes vuajtjeve të mëdha dhe mbi të gjitha duket i rezistuar ofertës së grekëve, për ta bërë vorio-epiriot. Në një intervistë për “Report TV”, babai i Igli Tares, Isa Tare, ka kujtuar edhe kohët e vështira.
“Kam paguar 1500 dollarë që kam marrë një vizë çeke për të që e kam dërguar nëpërmjet Pragës. Në mes të dimrit, në shkurt, është nisur në këmbë me një korçar që ishte me të gjithë motrën, kanë kaluar drejt Mynchen ndërkohë që bota ishte sipër brezit. Kur arriti në Gjermani shkonte bënte stërvitje dhe kur kthehej nuk gjente ushqim se ia kishin ngrënë shokët. Kamp ishte, dhe kur kthehej ia kishin ngrënë shokët. Grekët kërkuan që ta merrnin. Erdhi një përfaqësues grek këtu në Shqipëri dhe më tha ‘të ndihmojmë në ambasadë’ sepse donin që të bëhej vorio-epiriot. Unë iu thash lërë se e rregulloj vetë”, tha Isa Tare. /Sport Ekspres/