Trajneri Murinjo ka shkaktuar jo pak polemika me publikimin e fundit në Instagram. Portugezi ka postuar dy fotografi të penalltive që vijnë në stadiumin “Allianz” në Torino. Në rastin e parë flitet për ndeshjen Juventus-Roma, e fituar nga bardhezinjtë me shifrat 1-0.
Në këtë takim Veretout arriti që të shënonte nga penalltia për Romën, në fundin e pjesës së parë. Por arbitri vuri re se disa lojtarë kishin hyrë në zonë para gjuajtjes dhe përsëriti penalltinë. Për herë të dytë, Veretout gaboi dhe nuk mundi të shënonte.
Ndërkohë e njëjta situatë është paraqitur edhe te Juventus-Zenit. Paolo Dibalës shënoi nga penalltia për t’i dërguar shifrat në 2-1, ndërsa lojtarët u futën shumë herët në zonë. Por këtë herë goli i Dibalës është quajtur dhe nuk kishte nevojë për përsëritje. “Një penallti duhej të përsëritej dhe tjetra jo. Merreni me mend se cila nuk ishte…”, shkruan Murinjo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
View this post on Instagram