Sekreti i rinisë së përjetshme/ 8 kokrra bajame që nga koha e Juventusit, Zlatan Ibrahimoviç u grind dhe me shefin e kuzhinës për dietën

Jo vetëm Kristiano Ronaldo, por edhe Zlatan Ibrahimoviç i përmbahet një diete të rreptë dhe ky është sekreti i “rinisë së përjetshme” të suedezit. Sulmuesi i Milanit po vazhdon që të luajë në nivelet më të larta të futbollit dhe të jetë protagonist, pavarësisht moshës së tij. Dieta e Zlatan Ibrahimoviç ndiqet me rreptësi dhe është vetë futbollisti që i kushton vëmendje të madhe.

Ajo përbëhet nga mishi i bardhë, perimet e freksëta, ndërsa akullorja dhe makaronat janë të ndaluara për të. Ibrahimovic kërkon shumë karbohidrate dhe i merr përmes drithërave dhe jo makaronave si të tjerët. Gjithashtu është “i fiksuar” për të respektuar rregullin që kur luante te Juventus, atje ku i kishin sygjeruar që të konsumonte tetë bajame në ditë, sipas asaj që raporton “Daily Mail”.

Në të kaluarën ka pasur edhe një zënkë të suedezit me personat që merreshin me ushqimin te PSG. Ibrahimovic u grind me shefin e kuzhinës, pasi ky i fundit nuk kishte marrë fruta dhe perime të freskëta në qendrën stërvitore. Shefi i kuzhinës do t’i shprehej se kishte buxhet të kufizuar, por suedezi e dërgoi në dyqan për të blerë produktet e munguara. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *