Sfida e së shtunës ishte vendimtare për Solskjaerin dhe Nunon. Të dy trajnerët vinin me mungesë rezultatesh dhe në përplasjen mes Mançester Junajtidit dhe Totenhemit luhej për të ardhmen e tyre. Norvegjezi arriti të shpëtonte punën e tij, teksa “djajtë e kuq“ fituan me shifrat 0-3. Kjo humbje vulosi edhe të ardhmen e Nuno Espiritos Santosit, që u shkarkua sot nga Totenhemi.
Klubi anglez nuk ka humbur kohë dhe ka hyrë në kërkim të trajnerit të ri. Është pikërisht Konte ai që me shumë mundësi do të marrë drejtimin e Spërsave. Sipas raportimeve nga Anglia dhe Italai, ish-tekniku i Interit ka udhëtuar në Londër dhe është takuar ditën e sotme me presidentin Levi dhe drejtorin sportiv Paratiçin. Antonio Kontes i është ofruar një kontratë që do e mbajë të lidhur me Totenhemin deri në vitin 2023 dhe firma e italianit është shumë pranë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/