Gremio, një nga skuadra më me shumë histori dhe e suksesshme në Brazil, po vuan shumë në këtë periudhë. Aktualisht kjo skuadër ndodhet në vendin e parafundit dhe shihet si një nga skuadrat që do të bjerë nga elita e futbollit.
Menjëherë pas humbjes së radhës në mbrëmjen e djeshme, me shifrat 1-3 kundër Palmerias, tifozët kanë marrë situatën në kontroll. Pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit, tifozët kanë zbritur dhe kanë hyrë në fushën e blertë duke ndjekur me vrap futbollistët e tyre.
Pasi këta të fundit arritën që t’i shpëtojnë nervozizmit të mbështetësve të Gremios, inati është shfryrë duke thyer VAR. Kështu do të pushtohej fusha e blertë në Brazil, deri në momentin që erdhën forcat e specializuara për të kthyer turmën në vendin e tyre. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/