Shqipëria do të përmbyll kualifikueset e Botërorit në muajin nëntor. Kuqezinjtë do të përballen në transfertë ndaj Anglisë dhe do e mbyllin kundër Andorrës. Por pas humbjes me Poloninë në “Air Albania”, thuajse janë zeruar të gjitha shanset që kuqezinjtë të marrin vendin e dytë. Nisur nga kjo llogjikë, nuk përjashtohen edhe disa risi te Kombëtarja që mund të përdoren kundër Andorrës.
Në datën 29 tetor, “Sport Ekspres” ka hapur sondazhin për të kuptuar preferencat e tifozëve që mund t’i sygjeronin një produkt të Superiores edhe trajnerit Reja. Më i preferuari është fantazia e Laçit, Regi Lushkja. Ky i fundit e ka treguar se mund të përballojë edhe arenën jashtë Shqipërisë teksa dalloi mes të tjerëve në përballjen kundër Anderleht. Menjëherë pas tij, dy më të preferuarit ishin Vesel Limaj dhe Liridon Latifi. /Sport Ekspres/