Nevil Dede është i ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Teksa po diskutohej fitorja e bardhebluve kundër Vllaznisë, Dede ka vlerësuar grupin e lojtarëve që drejtohet nga Shehi. Kur flitet për takimin ndaj shkodranëve ka ardhur edhe pohimi se nëse do të kishte të tjera minuta, atëherë rezultati do të thellohej.
“Orges Shehi ka bërë një skuadër shumë të mirë. Tani po rriten edhe lojtarët nga sezoni i shkuar, ka shumë elemente të mirë. Në ndeshjen kundër Vllaznisë ku hyri edhe Muça në mbrojtje, ishte e mbyllur. Vllaznia nuk kishte asnjë mundësi për t’i shënuar gol dhe po provonte vetëm me topa të gjatë. Për mendimin tim edhe nëse do të vazhdonte disa minuta të tjera ndeshja, Tirana vetëm sa mund të thellonte rezultatin, do të shënonte gola të tjerë.
Nuk është si në sezonin e shkuar Vllaznia? Tani i kanë marrë masat rrobaqepësit. Adili i sivjetshëm po gabon shumë. Mënyra sesi qëndruan në vend tre mbrojtësit në golin e Xhixhës është për t’u trembur. Duan të ndalohet loja për pozicion jashtë loje se duan këta”, u shpreh Dede. /Sport Ekspres/