Takimi i sotëm mes Partizanit dhe Egnatias ëhtë ndërprerë në minutën e 68 dhe këtë herë shkaktare ka qenë një… mizë. Laver Allës i është dashur të largojë “tifozin” e paftuar nga syri i tij. Shikimi i tij nuk ishte i qartë për shkak se diçka kishte hyrë në syrin e tij, për këtë arsye ndaloi ndeshjen për pak çaste.
Njëri prej anëtareve të stafit mjekësor i ka ardhur në ndihmë dhe i ka kthyer përsëri shikimin e pastër. Loja ka rinisur përsëri dhe ka vazhduar më tej pa probleme për Laver Allën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/