Partizani duhet të presë ende për fitoren e parë në kampionat. Kryeqytetasit nuk kanë marrë më shumë sesa një pikë kundër Egnatias. Një ndeshje që nis me malore për të kuqtë pas gabimit fatal të Hoxhës. Gjuajtja pa shumë pritshmëri nga Xhekson përfundoi në rrjetë, teksa edhe portieri i kryeqytetasve nuk i dha rëndësinë e duhur.
Ndërkohë barazimi erdhi në fundin e pjesës së parë pas pasimit të Markut që nxorri te Cara. Rastet nuk munguan në pjesën e dytë, por Allmuca mund të gjente golin e dytë të Egnatias, teksa topi u ndal në traversë. Me këtë barazim 1-1, Partizani qëndron i zhytur në krizë. Nga krahu tjetër një rezultat i papritur erdhi edhe për Teutën. Gruda i dha avantazhin në minutën e 56 ekipit, por rastet në rritje të Kastriotit pas pësimit të golit u konkretizuan në të 80 me të sapofuturin Mudrazija. /Sport Ekspres/
Partizani: Hoxha, A.Marku, Belica, Damçevski, Musta, Sota, Mala, Rrapaj, Gueje, Filipovç, Cara
Egnatia:Puja, Ymeraliaj, Teqja, Krivanjeva, Allmuça, Telushi, Iseni, Çyrbja, Imeri, Xhekson, Shtubina
Teuta-Kastrioti 1-1 Gruda 56’/ Mudrazija 80′
Teuta: Qirko, Xhekson, Selmani, Ivanoviç, Todorovski, Aleksi, Daja, Kallaku, E.Vila, Plaku, Gjorgiev
Kastrioti: Sali, Prodani, Grgiç, Karakaçi, Neziri, Ajazi, Çela, Mëllugja, Olajemi,Rami, Basha