Armando Dobra është një nga talentet, ku Shqipëria i ka hedhur sytë prej kohësh dhe prej të cilit pret shumë në të ardhmen. Talenti shqiptar ka realizuar një “vepër arti” në Angli ditën e sotme. Në përballjen që skuadra e tij, Colchester United, luajti kundër Scunthorpe United, goli i dytë erdhi pikërisht nga këmbët e 20-vjeçarit.
I gjundur në krahun e majtë të aksionit, sapo depërton në zonë, Dobra lëshon një të djathë të tij që ndalet më pas në rrjetë. Një gol i një tjetër niveli ky i futbollistit të Shpresave kuqezi, që tregon se sa klas mbart me vete. Ndeshja ka përfunduar me shifrat 2-1 dhe realizimi i Dobrës në fund mban edhe peshën e fitores./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/LukePenningVGP/status/1454520669933277184?s=09&fbclid=IwAR0C2rxPnkLeUR3Sz5a29jMXu9P4ISrgwo-sSJPFWzaIH6kvGrmHX-R2d2c