E gjithë vëmendja ishte e përqendruar te klasikja e futbollit shqiptar në këtë javë të Superiores. Pas derbit të fituar, Tirana e Shehit hedh kandidaturën si pretedenti kryesor për titullin kampion. Bardheblutë kanë arritur që të fitojnë ndaj Vllaznisë me shifrat 0-2. Goli i parë erdhi pas pasimit fantastik të Tolit që nxori Xhixhën para portierit kundërshtar.
Një lëvizje e sulmuesit të Tiranës dhe dalje e nxituar e Zogovic bëri që Xhixha të hynte me topin në rrjetë. Ndërkohë në mesin e pjesës së dytë u mendua se ndeshja do të ndizej pasi Toli u ndëshkua me karton të kuq, me VAR që ktheu vendimin e kryesorit për kartonin e verdhë. Por ishte Taulant Seferi që mbylli historinë e ndeshjes në minutën e 80, me lojtarët shkodranë që u panë të dorëzuar. Në fund të takimit protagonsitët kanë dhënë intervitat e tyre për “Gol pas goli” në “Supersport”.
Shehi (Tirana): “Sigurisht që pas një fitoreje të tillë presidenti hyn në dhomat e zhvveshjes dhe e do gjithë skuadrën aty. Në këtë kampionat janë shumë të rëndësishme ndeshjet direkte. Skuadra funksionon si një e vetme dhe të gjithë sakrifikojnë për njëri-tjetrin. Kjo është shumë e rëndësishme dhe i vuri vulën rasti i fundit i Seferit që nuk gjuajti por zgjodhi të pasonte te Limaj.Ne duhet të përmirësohemi. Duhet të gjejmë kohën, kur duhet të mbajmë topin dhe kur duhet të gjejmë thellësinë. Kartoni i kuq? Mendimi i parë që më erdhi në mendje ishte: “Ça bën ky”? Në një situatë të tillë me shpinë nga porta mu duk e pakuptimtë, sepse e vuan skuadra. Toli është kthyer lojtar i rëndësishëm për të gjithë ne. Është dënuar ti sjelli pica gjithë skuadrës. Majkëlli është një karton në dyluftim dhe kjo tregon agresivitetin që ka edhe ai. Kjo është ajo që e kërkojmë edhe në stërvitje. Është pika e referimit e jona. Të tjerët janë kartona që mund të shmangen. Më i panevojshmi ishte ai i Tolit. Me Dinamon nuk ka rëndësinë e Partizanit por është derbi. Kur luan futboll e ke mendjen vetëm të fitosh e të festosh. Kjo punë të ndan edhe nga miqtë e nga familja.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/