Erdhi si zëvendësues dhe shënoi golin e vetëm për Leçen, trajneri i lumtur me Dermakun: Do na japi një dorë të madhe

Kastriot Dermaku nuk mjaftoi për Leçen mbrëmjen e sotme, teksa Breshia barazon në minutën e 87 duke e mbyllur ndeshjen në barazim. Mbrojtësi shqiptar u aktivizua në minutën e 76, por shumë shpejt bëri protagonistin dhe shënoi golin e vetëm për verdhekuqtë. Trajneri i Leçes ka folur për mediat pas ndeshjes, ku shprehet i lumtur për Dermakun, për të cilin thotë se do i japë një dorë të madhe përgjatë sezonit.

“Breshia bëri disa ndryshime të rëndësishme, ne mund të kishim menaxhuar disa topa më mirë. Kur bëjmë presion kaq lart, mund ta vëmë këdo në telashe. Kam parë një lojë të mirë nga të dyja skuadrat. Është e qartë se ka keqardhje duke pasur parasysh të pjesshmen, performanca është edhe një herë bindëse. Kemi shumë vend për përmirësim. Jam i lumtur për Dermakun, ai mund të na japë një dorë të madhe”, ka thënë Baroni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *