Armando Sadiku shënon golin e parë me Las Palmas! Nuk shërben si statistikë, ekipi i tij shënon 17 gola për 90 minuta

Shkëlqimi dhe rënia e Armando Sadikut! Karriera e këtij sulmuesi duket se ka marrë tatëpjetën dhe është thuajse e pamundur që futbollisti të rikthehet si në kohën më të artë, kur u shndërrua në më të preferuarin te Kombëtarja. Arsyeja? E thjeshtë, shifrat nuk flasim më për Sadikun. Pas largimit nga Malaga, sulmuesi shkoi te Erzurumspori dhe nuk arriti të shënonte asnjë gol të vetëm. I njëjti dështim vazhdoi edhe te Bolivari, ndërsa situata është po e njëjtë edhe te Las Palmas.

Në 10 ndeshje të zhvilluara në La Liga 2, Sadiku nuk ka gjetur ende golin e parë. Për herë të parë është tundur rrjeta prej tij në ndeshjen e djeshme miqësore kundër ekipit amator të Firgas. Por kjo statistikë nuk mund të merret parasysh pasi Las Palmas fitoi në shifrat 1-17. Më tepër kjo ndeshje ngjasonte me stërvitjen sesa një miqësore ku të provoheshin lojtarët me më pak minuta te Las Palmas. Sadiku do ta niste nga minuta e parë, por sërish nuk arriti që të ishte më tepër protagonist në tundjen e rrjetës, teksa Rafa Mujica arriti të shënonte gjashtë gola i vetëm. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *