“Muçi nuk është për futbollin në Poloni”! Drejtori sportiv i Legias kërkon ndihmë nga gazetarët për rastin Kastrati: Kush sillet si jo profesionist…

Nga Klaudio Ndreca

Legia ka ndërruar trajnerin në ditën e djeshme duke shkarkuar Michnieëcz për shkakun e rezultateve negative. Për momentin kampionët polak janë me një trajner të përkohshëm, deri në momentin që do të bëjnë zgjidhjen përfundimtare.

Por te Legia zien ambienti për shkakun e ndeshjes së fundit ndaj Piast, në atë humbje 4-1. Katër lojtarë të Legias gjendeshin në tribunë për arsye disiplinore, mes tyre edhe dy shqiptarë. Celhaka nuk kishte pranuar që të shkonte te ekipi i dytë për një ndeshje, ndërsa Kastrati shfrenohej në festat e klubeve të natës dhe pirjes së alkolit. Për të sqaruar këtë rast, drejtori sportiv i Legias, Radoslaë Kucharski ka dalë në konferencën për shtyp. Ndërkohë nuk mungojnë vlerësimet e mëdha për Ernest Muçin, i vetmi lotjar i mbetur nga afrimet në periudhën kur u transferua talenti nga Tirana.

“Gjatë sezonit të dimrit, tek ne erdhën katër lojtarë, prej të cilëve Artem Szabanov ndoshta do të kishte luajtur një rol të madh nëse nuk do të ishte dëmtimi. Ne sollëm një nga lojtarët më të aktiv të skuadrës për momentin – Ernest Muçin, sipas meje. Djali ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe nëse vazhdon të zhvillohet kështu, ai thjesht nuk do të jetë më këtu tek ne, në asnjë mënyrë. Muçi ka aftësi përtej futbollit të Polonisë dhe zhvillimi i tij është i qartë. Erdhi edhe Jasur Yaxshiboyev, i cili përballet me situata të ndryshme, por në fushë është një djalë me potencial, siç e tregon edhe situata aktuale. Nazarij Rusyn ishte një transferim i pasuksesshëm.

Rasti i lojtarëve që shkuan në tribunë? Sot nuk jam më i shqetësuar për transferimet e Kastratit, Celhakës apo Charatin. Jam i shqetësuar pse lojtarët kyç të sezonit të kaluar që fituan kampionatin polak kanë një rënie të ndjeshme në formë. Po flasim për lojtarë që ishin golashënuesit më të mirë sezonin e kaluar, fituan çmime dhe kishin statistika të shkëlqyera.

Ishte vendim i trajnerit që i dërgoi në tribunë. Jam informuar se këta të katër lojtarët nuk do të shkojnë në ndeshje. Të shtunën patëm një konferencë të udhëhequr nga trajneri Michnieëicz. Vendimi për skuadrën dhe titullarëve merret gjithmonë nga trajneri. Nuk dua të futem thellë në motivet e këtij vendimi. Kjo është një situatë që duhet të sqarohet sa më shpejt.

Kam një kërkesë për të gjithë gazetarët. Unë jam një person shumë i përpiktë me transferimet. I kushtoj shumë rëndësi sesi sillet futbollisti para transferimit në një klub dhe mjedise të caktuara. Unë mbledh shumë informacion. Nëse ndonjë nga lojtarët e Legia Ëarszaëa endet nëpër qytet dhe është një lojtar jo profesionist, gjëra të tilla janë shkruar për këta pesë djem sot, do t’ju kërkoja ndihmë që të më informonit. Nëse është kështu, atëherë do të dimë si të sillemi me ta”, mbylli drejtori i Legias. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *