VIDEO/ Ndërhyrje e frikshme por nuk ka karton të kuq, në Angli habiten me arbitrin dhe VAR-in

Leeds ka barazuar në shifrat 1-1 kundër Wolverhamptonit ditën e sotme, teksa një penallti në sekondat e fundit vendos rezultatin përfundimtar. Megjithatë ndeshja ka tërhequr vëmendjen për një tjetër fakt. Në minutën e 54-t Raphinha lë fushën e lojës i dëmutar. Ishte një ndërhyrje e frikshme nga Saiss ajo që shkaktoi dajlen e parakoshme nga loja, teksa takat e tij përfunduan në këmbën e brazilianit.

Por gjyqtari e mbyll këtë çështje vetëm me një karton të verdhë. Një vendim ky që ka ngjallur habi në Angli, pasi pritej një karton i kuq për lojtarin e Wolverhampton-it, ose të paktën të rishikoheshin pamjet në VAR. Pas ndeshjes vetë Raphinha ka ironizuar arbitrin përmes rrjeteve sociale, duke u shprehur: “Arbitrat më të mirë janë në Premier League“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *