“Më shumë si kërmill se lojtar futbolli”, vlerësimi i prestigjozes italiane ishte goditja e fundit për Kumbullën

Sikur të mos mjaftonte Mourinho, Kumbulla ka kritikat e mëdha edhe të mediave italiane. Pas paraqitjes së dobët ndaj Bodo Glimt në atë humbje 6-1, “La Gazzetta dello Sport” e vlerësoi me notën 4.

Ndërkohë përshkrimi ishte goditja e fundit për Kumbullën: “Ishte i ngadaltë dhe në golin e 4 më shumë ngjante me një kërmill sesa një lojtar futbolli”, shkruhet në vlerësim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *